Eksodi Kosovar: Si një shtet i ri në ndërtim po humbet shtetasit e tij

Një eksod masiv i qytetarëve të Kosovës ndodhi në dimrin e vitit 2014/2015, duke ngritur pyetje urgjente mbi arsyet e tij dhe implikimet e mundëshme për Kosovën dhe vendet e destinacionit. Kjo analizë e shkurtër politike jep një përshkrim përmbajtësor të shkaqeve kyçe të migracionit dhe një vështrim mbi veçantitë e fenomenit. Ne arrijmë në konkluzionin që eksodi është rezultat i një shteti të ri në ndërtim, i cili nuk mban dot më entuziasmin dhe shpresën e qytetarëve e ta kthej atë në zhvillim të qëndrueshëm. Në të kundërt, humbja e shpresave dhe perspektivës, si dhe zhgënjimi i akumuluar mbi klasën aktuale politike, nepotismin dhe korrupsionin po largojnë tashmë dhe klasën e mesme. Shtrirja dhe koha e kësaj vale migracioni është e lidhur ngushtë me lehtësimin e kushteve të udhëtimit dhe thashethemeve nxitëse që krijuan një efekt të ortekut. Ne argumentojmë që vendet e BE-së duhet të reagojnë me durim dhe kujdes në trajtimin e migrantëve që vijnë nga Kosova. Ndryshime në regjimin e azilit dhe atë të vizave janë të rekomandueshme, por gjetja e kohës së duhur për marrjen e masave është shumë e rëndësishme. Së fundmi, për të parandaluar një thellim të krizës dhe trazira të mëtejshme në Kosovë, lehësimi i mundësive për migracion të përkohshëm ligjor është i nevojshëm. Brenda Kosovës, vetëm thyerja e strukturave aktuale dhe krijimi i institucioneve efiçente dhe modeleve sociale funksionuese do ti lejoj vendit të kapërcej këtë ngecje ekonomike.


Variant title:
Mass exodus from Kosovo: How a struggling state loses its citizens
Massenflucht aus dem Kosovo: Ein schlingernder Staat verliert seine Bürger
Issue Date:
2015
Publication Type:
Report
DOI and Other Identifiers:
ISSN 2364-8902 (Other)
ISBN 978-3-95992-004-9 (Other)
PURL Identifier:
http://purl.umn.edu/210585
Total Pages:
6
Series Statement:
IAMO Policy Brief
24




 Record created 2017-04-01, last modified 2017-11-18

Fulltext:
Download fulltext
PDF

Rate this document:

Rate this document:
1
2
3
 
(Not yet reviewed)